Qendra e ShenjtorëveShqipëri

Instituti i Mistikës

Qendra e Shenjtorëve Shqipëri njihet dhe konsiderohet si një institut i mistikës me frymë dhe dimension global.

Çfarë është Instituti i Mistikës

Instituti i Mistikës nënkupton punën për ndërtimin dhe përgatitjen e librave, broshurave dhe materialeve të dokumentuara me karakter informues e ndërgjegjësues. Qëllimi është që lexuesi të njohë të kaluarën, të kuptojë aktualitetin dhe të reflektojë mbi të ardhmen.

Udhëzim dhe këshillim

Nëpërmjet Institutit të Mistikës, çdo besimtar rrëfyes mund të marrë udhëzim dhe këshillim për të reflektuar mbi sfidat personale, sëmundjen, veprimet e pamatura dhe pasojat e tyre. Qëllimi është ndryshimi i këndvështrimit dhe nxitja e një jete më të dobishme për familjen dhe shoqërinë.

01

E kaluara

Të njohim rrënjët dhe mësimet e trashëguara.

02

Aktualiteti

Të kuptojmë sfidat e kohës në të cilën jetojmë.

03

E ardhmja

Të reflektojmë dhe të ndërtojmë një jetë më të dobishme.

Gabimi rritet bashkë me njeriun. Ne nuk mund të ndalojmë rritjen e njeriut, por mund të punojmë për të eliminuar gabimin, si një nga mënyrat që shoqëria të ndërgjegjësohet dhe të gjejë rrugën drejt besimit.